Tensione mes Barcelonës dhe Robert Lewandowskit. E ardhmja e këtij të fundit te katalanasit është ende në mëdyshje, siç raportohet nga gazeta spanjolle “Sport”.
Polaku dëshiron që të qëndrojë në Barcelonë, por planet e klubit ‘shuajnë’ dëshirën e ish-sulmuesit të Bayern Munich. Por, lojtari është duke pritur agjentin e tij për t’i bërë më të qarta gjërat.
Bisedimet me Barcelonës dhe 36-vjeçarit kanë ngecur te paga. Katalanasit kërkojnë që sulmuesi polak ta reduktojë pagën e tij nëse dëshiron të vazhdojë në Barcelonë, por Lewandowskit nuk i pëlqen aspak ky ‘presion’ i klubit.
Në krahun tjetër, Xavi nuk do ta kishte problem shitjen e sulmuesit 36-vjeçar, pasi drejtuesit e Barcelonës do të hidheshin në sulm për të sjellë në “Camp Nou” dy dëshira të tij, siç janë Dani Olmo apo Nico Williams.
Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi do të mbërrijë javën e ardhshme në Barcelonë për të takuar Decon dhe Joan Laportën. Këta të fundit shohin rënië të dukshme të performancës së polakut dhe duke patur parasysh dhe moshën, ngurrojnë që t’a paguajnë aq sa kërkon futbollisti.