Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Laporta i jep fund dilemave për transferimet e "kripura": Jemi të kënaqur me talentet e...

Shkruar nga NEWSPORT
Laporta i jep fund dilemave për transferimet e "kripura": Jemi
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka qenë i pranishëm në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”, në të cilin sigurisht u "ngacmua" pak për transferimet e mundshme dhe atë çfarë klubi po përgatit rreth merkatos së dimrit.

Gjatë fjalë së tij, ai ka theksuar vlerën dhe përkushtimin e madh që ata i kushtojnë talenteve të cilët rriten tek akademia “La Masia”

 “Ne po punojmë për të prodhuar lojtarë nga La Masia dhe kemi shumë talente që janë të aftë të arrijnë ekipin e parë. Jemi krenarë për filozofinë sipas së cilës punojmë. Në fakt, ka lojtarë nga La Masia që arrijnë ekipin e parë dhe në të njëjtën kohë, ne duam edhe të transferojmë lojtarë të tjerë dhe t’i integrojmë së bashku”, është shprehur Laporta.

Duke lënë të nënkuptohet se klubi katalanas do të vazhdojë të mbështetet kryesisht te La Masia dhe zhvillimi i brendshëm, duke lënë në plan të dytë transferimet e mëdha me shifra të larta.

 

Poll

Lexo gjithashtu