
Lamine Yamal
Lamine Yamal është padiskutim një nga talentet dhe e ardhmja e futbollit. 17-vjeçari aktualisht është i dëmtuar dhe do të jetë një mungesë me “peshë” për Barcelonën në sfidat e ardhshme.
Por pavarësisht kësaj, Yamal ka surprizuar akademinë “La Masia” para krishlindjeve. Spanjolli i cili ka dalë po nga “La Masia” ka shpërndarë disa dhurata për lojtarët e akademisë.
Nga një kufje dhe një kartë të firmosur prej tij ishin dhurata e Yamal për fëmijët e akademisë. Një gjest fantastik nga 17-vjeçari, i cili padiskutim ka marrë duartrokitjet e tifozëve.

Poll