
Gjatë El Clasico-s u vu re se lojtarëve të Barçës iu drejtuan fyerje raciste. Qeveria spanjolle dhe La Liga kanë hapur hetimet për të investiguar këto incidente të turpshme që ndodhën në “Santiago Bernabeu”.
Lamine Yamal, origjina e të cilit është nga Maroku dhe Guinea Ekuatoriale ishte në shënjestër të abuzimeve kundër të huajve në Spanjë. Mediat spanjolle raportuan se bëhet fjalë për thirrje kundër emigracionit. CSD lëshoi deklaratë zyrtare me nota kundër racizmit dhe ky organ do të mblidhet të hënën për të diskutuar rastet e ndodhura. CSD ëhstë një organ shtetëror në shtetin iberik që quhet Këshilli i Lartë i Sporteve Spanjolle.
La Liga ndërkohë dënon ashpër çdo gjë që ka ndodhur në stadiumin e saj dhe ka ndërmarrë angazhimin për të gjobitur çdo sjellje me përmbajtje urrejtjeje. Liga spanjolle do të raportojë në Seksionin e Krimeve të Brigadës Kombëtare në polici.
Reali ka marrë vendimin të hap kamerat dhe të përjashtojë autorët e këtryre vandalizmave. Gjithashtuy, Ministrja spanjolle për migracionin dënoi aktet dhe u shpreh haptazi në lidhje me ndodhitë në Real Madrid-Barcelona, që u mbyll në shifrat 0-4 në favor të makinerisë së Hansi Flick.