Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Kylian Mbappe mjafton, Real Madrid i vë "vizën" Haaland-it

Shkruar nga NEWSPORT
Kylian Mbappe mjafton, Real Madrid i vë "vizën" Haaland-it
Erling Haaland

Emri i sulmuesit norvegjez, Erling Haaland ka qenë për shumë gjatë i lidhur me emrin e Real Madrid, për një transfertë të mundshme, por spekulimet tashmë janë shuar plotësisht nga ana e të “bardhëve”.

Kjo pasi siç raporton edhe media “Goal.com”, Real Madrid i ka nevojat sulmuese të tij, të plotësuara fala paraqitjes super të saktë të francezit në fushë, Kylian Mbappe. E në këto ''ujëra'', situata aktuale tregon se klubi nuk ka interes konkret për të ndërmarrë hapa drejt sulmuesit të Manchester Cityt. Duke hedhur poshtë kështu zërat se Haaland mund të veshë fanellën e Real Madrid.

Sa i takon sulmuesit francez ka realizuar 29 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 24 ndeshje, ndërsa Haaland ka shënuar 25 gola dhe ka regjistruar 4 asistime në 23 paraqitje me Manchester City.

Poll

Lexo gjithashtu