Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Kylian Mbappe e nis në sulm, francezi gati të thyejë rekorde me prezantimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Kylian Mbappe e nis në sulm, francezi gati të thyejë rekorde me
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe që nga dita e djeshme është një futbollist i Real Madrid. Sulmuesi është zyrtarizuar nga madrilenët si lojtari më i ri i tyre, teksa në korrik pritet të bëhet edhe prezantimi i tij para tifozëve.

Francezi pritet ta nisë menjëherë në sulm aventurën në “Santiagop Bernabeu”. Kjo pasi që në prezantimin e tij pritet të thyejë rekorde. Sipas “AS” pritet që ditur kur të prezantohet Mbappe stadiumi “Bernabeu” të jetë i mbushur plot e përplot, teksa kapaciteti i tij është 81 mijë vende.

Deri tani rekordin e mban Cristiano Ronaldo, i cili u prezantua në 2019 para 75 mijë tifozëve. Në vendin e dytë është Diego Maradona, me argjentinasin që u prezantua në Napoli në vitin 1984 para 65 mijë tifozëve.

Më pas ndodhet Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, ku 60 mijë tifozë ishin të pranishëm, pastaj vjen Robert Leëandoëski me 59 mijë tifozë të pranishëm në “Camp Nou” dhe pas polakut renditet Neymar me 57 mijë tifozë. Mbetet të presim prezantimin e Mbappe për të mësuar nëse do t’ia dalë të thyejë rekorde që në hapin e parë në Madrid apo CR7 do të mbetet i paarritshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga