Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Koret raciste ndaj Lamine Yamal, vjen reagimi ZYRTAR nga Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Koret raciste ndaj Lamine Yamal, vjen reagimi ZYRTAR nga Real Madrid
Lamine Yamal

Barcelona “shpartalloi” Real Madrid mbrëmjen e djeshme me shifrat 4-0. Një fitore spektakolare nga blaugranat ndaj rivalëve të tyre, me ekipin e Hansi Flick që u largua nga Bernabeu me 3 pikë.

Lamine Yamal ishte padiksutim i jashtëzakonshëm, me talentin spanjoll që shënoi golin e 3-të për të tijtë në minutën e 77-të të sfidës. Pikërisht në këtë moment ndaj tij pati shumë kore raciste nga tifozët madrilenë.

Për ofendimet me bazë racore ka reaguar zyrtarisht Real Madrid. “Los Blancos” nëpërmjet një komunikate dënojnë çdo veprim të tillë në një ndeshje futbolli, ndërsa theksojnë se kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Real Madrid dënon ashpër çdo lloj sjelljeje që përfshin racizëm, ksenofobinë apo dhunë në futboll dhe sport dhe shpreh keqardhje të thellë për fyerjet që disa tifozë thanë mbrëmë në një nga cepat e stadiumit.

Real Madridi ka hapur një hetim për të gjetur dhe identifikuar autorët e këtyre fyerjeve të neveritshme dhe të neveritshme, me qëllim marrjen e masave përkatëse disiplinore dhe gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga