Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve "ngre duart" dhe pranon gabimet, Real Madrid dhe Barcelona janë me "fat"

Shkruar nga NEWSPORT
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve "ngre duart" dhe pranon gabimet,
Arbitri i ndeshjes

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka pranuar zyrtarisht 10 gabime të gjyqtarëve këtë sezon, pas shqyrtimit të 51 incidenteve përmes platformës audiovizive të RFEF. Paneli i cili ka evidentuar të gjitha rastet, përbëhej nga Jose Luis Oltra, Jose Ramon Sandoval, Jose Luis Sanchez Vera dhe Fernando Morientes.

Si fillim skuadra e Atletico Madrid rezultoi të jetë ekipi më i prekur, me një gabim të pranuar në pozicionin jashtë loje të Giuliano ndaj Alavés. Ndërsa pas tij është ekipi i Rayo Vallecano, me dy veprime kundër tyre rasti i Batalla dhe Alemao, të mbajtura disa sekonda në favor të Alaves. Po aq raste të shpeshta ka pasur edhe kundër Espanyol, duke rikujtuar kështu penalltia e dorës së Mendyt që gjyqtari nuk e dha edhe pas konsultimit me VAR. 

Skuadra e Celta-s gjithashtu me penalltinë e fundit për Nicon ku VAR nuk duhej të ndërhynte dhe Athletic Bilbao rasti me ndërhyrjen nga pas ndaj Maroan nga portieri Leo Roman në kundërsulm, që nuk u ndëshkua me karton të kuq.

Barcelona gjithashtu u dëmshmua nga një gabim i qartë, me aksionin e gjatë të Raillos që u lejua gabimisht të vazhdonte. Disa klube të tjera, përfshirë Athletic Bilbao, Real Sociedad dhe Mallorca, u favorizuan një herë.

Real Madrid ishte gjithashtu nga më të prekurit, veçanërisht në incidentin me Dean Huijsen në ‘San Sebastian’, ku CTA konsideron se duhej dhënë vetëm karton i verdhë.

Në përgjithësi, Barcelona dhe Real Madrid u prekën në mënyrë të barabartë nga 10 gabimet e pranuara, me nga një gabim secili.

Poll

Lexo gjithashtu