Robert Lewandowski njoftoi pak orë më parë vendimin e për t’u larguar nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi polak vendosi mos të pranojë propozimin e drejtuesve për të vijuar edhe për një tjetër sezon në “Camp Nou”, duke i dhënë prioritet ofertave që kanë ardhur në drejtimin e tij.
Pas këtij lajmi që pritej prej kohësh të zyrtarizohej, ka reaguar edhe trajneri Hansi Flick i cili e konsideron bomberin 37-vjeçar si një shembull për të rinjtë dhe vlerëson kohën që ai ka kaluar për klubin, duke qenë vendimtar me golat dhe për trofetë e fituar.
"Lewandowski ka qenë me ne në çdo titull që kemi fituar. Padyshim është një privilegj i madh të punoj me të. Një profesionist i vërtetë dhe gjithmonë i gatshëm të performonjë në nivelin e tij më të mirë duke arritur potencialin maksimal. Një shembull për të rinjtë dhe kjo është arsyeja pse luan akoma në këtë nivel", u shpreh Flick.
Në konferencën prag ndeshjes me Real Betisin, tekniku gjerman informoi se polaku do ta nisë nga fillimi këtë përballje, për t'u nderuar ashtu siç i takon.
