Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

"Kam marrë qindra kërcënime", flet arbitri që ndëshkoi me karton të kuq Bellingham: Po përndjekin babain tim 80-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
"Kam marrë qindra kërcënime", flet arbitri që
Munuera Montero dhe Jude Bellingham

Për herë të parë ka folur edhe arbitri i ndeshjes Real Madrid – Osasuna, Munuera Montero, i cili ndëshkoi me karton të kuq Jude Bellingham. Gjyqtari u shpreh se ka marrë shumë kërcënimë, të cilat kanë prekur edhe familjarët e tij, duke nisur nga babai 80-vjeçar e deri te vëllezërit.

“Kam marrë qindra e mijëra mesazhe kërcënuese dhe ofenduese. Dhe para se këto të vazhdonin të ndodhnin unë vendosa të hiqja llogarinë time në “LinkedIN”, që kjo të mos ndodhë më. A e bëra këtë sepse kam frikë? Jo, është për mbrojtjen e familjes sime.

Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë. Ata po shajnë nipat e mi, po shkojnë pas vëllezërve të mi, babai im 80-vjeçar shkoi sot në meshë dhe… më mirë të mos e them. Kjo po del nga kontrolli. Çfarë sporti tjetër po krijohet nga futbollin.

Kam telefonuar RFEF-in dhe i kam thënë se do të vihem në dispozicion të tyre dhe do të sqaroj gënjeshtrat në media, nëse kanë nevojë për mua. Ata që kan shkruar informacione të rreme për mua mund të vazhdojnë, po ndërmarr hapa ligjorë”, është shprehur Montero.

Kujtojmë se arbitri nuk do të gjykojë ndeshje tjetër, të paktën momentalisht. Po pritet që kjo situatë të zgjidhet dhe më pas Montero të vazhdojë karrierën e tij si arbitër në mënyrë të rregullt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga