Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Jo vetëm sulmuesi i Crystal Palace, Barça “piketon” një tjetër lojtar si zëvendësuesin e Lewandowskit

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm sulmuesi i Crystal Palace, Barça “piketon”
Alexander Isak

Robert Lewandowski është një lider te Barcelona. Sulmuesi polak po shkëlqen me katalanasit në këtë sezon, teksa po shënon gola shumë vendimtarë.

36-vjeçari pavarësisht formës së tij fantastike, nuk premton shumë për të ardhmen. Për këtë drejtuesit kanë nisur të punojnë për gjetjen e një zëvendësuesi, i cili të jetë gati kur polaku të mos luajë më.

E sipas “El Chiringuito” bëhet me dije se drejtuesit kanë “pikasur” në Angli zëvendësuesin e mundshëm të Lewandowskit. Bëhet fjalë për Alexander Isak, i cili po bën mjaft mirë me Newcastle.

25-vjeçari deri më tani ka realizuar 19 gola në 28 ndeshje të luajtura, teksa ka edhe 5 asistime. Ndërkohë vlen të theksohet se në “radarin” e katalanasve si zëvendësuesi i mundshëm i Lewandowskit është edhe Jean-Philippe Mateta, i cili po bën mjaft mirë me Crystal Palace. Francezi ka shënuar gjithsej 10 gola në 24 ndeshje në Premier League këtë sezon, duke shënuar edhe 3  të tjerë në EFL Cup.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga