Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi në postimin e fundit në rrjetet sociale ka rikthyer nostalgjinë dhe sigurisht që ka entuziasmuar dhe fansat e tij. Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar një foto nga stadiumi i ri “Camp Nou”.
Postimi ishte i shoqëruar me mbishkrimin: Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me gjithë zemër. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku ju të gjithë më bëtë të ndihem si personi më i lumtur në botë një mijë herë më shumë. Shpresoj të mund të kthehem një ditë, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, gjë që nuk e bëra kurrë...
Kujtojmë se me fanellën e Barcelonës, Messi ka 778 ndeshje. Ai ka shënuar një total prej 672 golash dhe ka asistuar në 303 të tjerë.
View this post on Instagram
