
Koha për të thënë lamtumirë ka ardhur. Sot, Luka Modric, mesfushori 39-vjeçar kroat, luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madridit kundër Real Sociedad (i mundur 2-0). Pas ndeshjes, klubi madrilen i kushtoi një video “homazh” fituesit të “Topit të Artë”, i cili u përpoq të përballonte emocionet e forta përkrah gruas dhe fëmijëve të tij në mes të fushës.
Modric, i cili me gjashtë fitore në Champions në kabinetin e trofeve të Realit, largohet me fanellën me numrin 10 në shpinë, edhe nëse do të luajë në Kupën e Botës për Klube, lidhja e fundit në një mesfushë legjendare, me ngjyrat e “Galaktikëve”. Ndërsa filmi i kujtimeve lëviz nëpër ekranet e mëdha të Bernabeut, pas 590 paraqitjeve, 43 golave dhe 95 asistimeve, Modric thirret në qendër të fushës për të mbajtur një fjalim të veçantë para tifozëve të tij.
Edhe një herë të fundit. “Momenti që nuk doja kurrë të vinte ka ardhur, por ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i mrekullueshëm. Para së gjithash, dua të falënderoj klubin, presidentin Florentino Perez. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët që kam pasur gjatë viteve, shokët e ekipit që më kanë shoqëruar dhe njerëzit që më kanë ndihmuar. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime.
Gjithashtu familjes sime. Kemi fituar kaq shumë, kemi jetuar momente të mrekullueshme. Është dashuria juaj që më keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk ka fjalë për t'ju falënderuar për gjithçka që më keni dhënë. Dua të them një frazë që e lexova dhe më pëlqeu: Mos qaj sepse mbaroi, buzëqesh sepse ndodhi. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”.