Barcelona ka marrë një lajm mjaft të mirë para ndeshjes me Sevillan në La Liga. Ekipit katalanas i janë rikthyer nga dëmtimi 3 “yje” si Dani Olmo, Fermin Lopez dhe Pablo Gavi.
Të tre futbollistët spanjollë kanë lënë pas dëmtimin dhe tashmë janë rivënë në urdhrat e Hansi Flick. Tekniku gjerman “buzëqesh” para një sfide kaq të rëndësishme, duke pasur “armë” shtesë që do t’i vijnë shumë në ndihmë.
Kujtojmë që Barcelona do të përballet me Sevillan këtë të diel për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 10-të të La Liga. Ndeshja që do të zhvillohet në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, nis në 21:00.
Poll