Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Feston” Hansi Flick, rikthehen në stërvitje 3 “yjet” e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
“Feston” Hansi Flick, rikthehen në stërvitje 3
Barcelona

Barcelona pas fitores me Brest në Champions League ka kthyer fokusin te dueli i radhës në kampionat. Katalanasit kanë nisur përgatitjet për duelin me Las Palmas që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00.

Hansi Flick “feston” para këtij takimi. 3 “yjet” e skuadrës janë stërvitur me ekipin. Kështu Lamine Yamal ka zhvilluar të plotë stërvitjen me pjesën tjetër të lojtarëve dhe talenti spanjoll do të jetë i gatshëm për Flick.

Gjithashtu edhe Ferran Torres ishte pjesë e ekipit dhe do të jetë i gatshëm për të shtunën.  Ndërkohë Ronald Araujo ka zhvilluar vetëm një pjesë të stërvitjes me pjesën tjetër të grupit.

Kujtojmë se Barcelona kryeson në La Liga me 34 pikë pas 14 javësh. Katalanasit kanë siguruar 11 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, ndërsa kanë 4 pikë më shumë se Real Madrid. Këto të fundit kanë një ndeshje më shumë se katalanasit për të luajtur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga