
Vitor Roque
Vitor Roque do të largohet përfundimisht nga futbolli europian për t’u rikthyer në Brazil. Sulmuesi 20-vjeçar nuk do të jetë më pjesë e Real Betis, tek të cilët ishte i huazuar nga Barcelona.
Tashmë largimin e Roque e ka zyrtarizuar vetë Real Betis përmes një komunikimi në faqen e tyre zyrtare.
Vitor Roque do të transferohet nga Barcelona në Palmeiras, për një shifër 25.5 milionë euro, ku mund të shtohen dhe 5 milionë euro bonuse. Braziliani u ble nga katalanasit me bujë të madhe janarin e vitit të kaluar, por nuk arriti potencialin e tij dhe tashmë po kthehet në vendlindje.
Poll