Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

"El Cholo" shkruan histori në La Liga, trajneri i Atleticos arrin rekord personal

Shkruar nga NEWSPORT
"El Cholo" shkruan histori në La Liga, trajneri i Atleticos arrin
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka arritur një rekord me vlerë në botën e futbollit spanjoll.

Në La Liga në rangun e teknikëve argjentinasi është një prej emrave më të lakmuar, por tani me plot meritë ka hyrë në listën e rekordeve historike të kampionatit spanjoll.

“El Cholo” me pikët e marra ndaj Leganes, pasi këtë fundjavë ekipi nga kryeqyteti u mund rrufeshëm nga andaluzët e Real Betis, ka arritur koutën prej 1000 pikësh. Kjo vlerë kërkon shumë ndeshje në stol djhe mbi të gjitha një përqindje fitoresh të lartë si menaxher. Kushtin e parë tekniku i “Los Colchoneros” e plotëson pasi ka që në 2011 në krye të pankinës së Atletico-s.

Pra, në total 13 vite në krye të “gjigandëve” spanjoll, ekipi i vetëm që ka trajnuar në Spanjë. Në këtë periudhë kohore madje diego ka arritur të ngrejë 8 trofe.

Simeone ka nderuar ngjyrat e rivalëve të përjetshëm të qytetit të Realit si lojtar dhe vazhdon e bën këtë si trajner tani. Ish-futbollisit i Atletico madrid ka transformuar rrënjësisht klubin, jo vetëm si ekip por si klub në çdo pjesë.

Argjentinasi ka lënë mentalitetin e tij në “Ëanda Metropolitani” duke ukthyer në një teknik-menaxher të tipit Wenger, që hipotekojnë filozofinë e tyre dhe bëhen njësh me klubin si organizëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga