Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAZAKONTË/ Apeli “fik” Barcelonën dhe Osasunën, njëri ekip luan 2 ndeshje për 24 orë

Shkruar nga NEWSPORT
E PAZAKONTË/ Apeli “fik” Barcelonën dhe Osasunën,
Osasuna - Barcelona

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës e vlefshme për javën e 27-të të LaLiga e programuar për t’u luajtur më 15 mars u shty. Kjo për shkak se ndërroi jetë doktori i klubit të Barcelonës.

Tashmë është vendosur gjithçka dhe pavarësisht Apelit të bërë nga dy klubet, sfida do të zhvillohet më 27 mars, duke nisur nga ora 21:00. Një lajm tepër i keq për katalanasit, pasi duhet të bëjnë pa Raphinha dhe Araujo, pasi do të jenë të grumbulluar me kombëtaret.

Por më keq do të jetë për Osasunën. Kjo për shkak se këta  të fundit janë të detyruar të luajnë dy ndeshje brenda 24 orëve. Më 27 mars do të ndeshen me Barcelonën në transfertë, ndërsa 24 orë më vonë, po në transfertë do të përballen me Athletic Bilbao.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga