Ndryshe nga sa është përfolur më herët rreth emrave të mundshëm që do të pasojnë Alvaro Arbeloan në stolin e Real Madrid, një tjetër prapaskenë e befasishme ka qarkulluar së fundmi, ku mësohet se në planet e Florentino Perez është shfaqur një kandidaturë e fortë.
Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scalonin, i cili fitoi Kupën e Botës me këtë skuadër kombëtare në vitin 2022. CV-ja e tij e pasur dhe vizioni për lojën, janë tregues që vlerësohen shumë tek Perez, që ka vendosur të injorojë dhe pistat e tjera të shfaqura më herët si Jurgen Klopp dhe Didier Deschamps.
Pritet vetëm përfundimi i sezonit për të kuptuar se kush do të vendoset në stol, me kreun e Realit i cili ka paralajmëruar për një revolucion historik në klub, ndërsa në anën tjetër, për Scalonin mund të vijë një përvojë e re akoma më e madhe pasi të përfundojë Botërori i këtij viti.
Një rival i përjetshëm i Realit, pikërisht në stolin e këtij klubi, mund të sjellë dhe reagime të forta nga tifozët të cilët nuk do të donin në mënyrë absolute një emër që po stërvit Leo Messin, një ish të Barcelonës.
