Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ "Tradhtoi" Interin për Barcelonën në minutat e fundit, portugezi me ekip të ri

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ "Tradhtoi" Interin për Barcelonën në minutat e
Joao Cancelo

Zyrtarisht mbrojtësi Joao Cancelo e ka kompletuar rikthimin te Barcelona nga skuadra arabe Al Hilal. Pas kërkesës së Barcelonës, ylli portugez do t’i bashkohet klubit katalans në formë huazimi pa opsion blerjeje.

Ndërsa hyrja më e re brenda skuadrës spanjolle, u njoftua edhe nga gazetari Fabrizio Romano. Me anë të një postimi të bërë në “Facebook”, ai ka shpjeguar se marrëveshja e cila është në formën e huazimit do të jetë deri në qershor. Ndërsa Barcelona do të paguajë 4 milionë euro për Al Hilalin. Në fakt mbrojtësi ishte i shumë kërkuar edhe nga Interi, por duket se Cancelo ka prioritet spanjollët.

“Joao Cancelo, gati t'i bashkohet Barcelonës në formë huazimi nga Al Hilal. Mbulim page prej 4 milionë eurosh, dritë jeshile nga Al Hilal pasi klubet pritet të nënshkruajnë së shpejti, marrëveshja është arritur. Joao e donte Barçën... dhe ai është i gatshëm të luajë si lojtar”, ka shkruar gazetari Romano.

 

Poll

Lexo gjithashtu