Dani Olmo - Nico Williams
Barcelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e Dani Olmo pas misionit në Leipzig ditën e sotme nga drejtori Deco. Golashënuesi i Euro 2024 është gati për të nënshkruar me katalanasit pasi ka rënë dakord për kushtet personale teksa edhe klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Olmo dhe përfaqësuesit e tij pranuan ofertën e blaugranave për një kontratë 6-vjeçare deri në vitin 2023. Barcelona do të paguajë 55 milionë euro plus 7 të tjera në formë bonusi, raporton Fabrizio Romano.
Fantazisti 25-vjeçar bëhet kështu transferimi i parë i Barcelonës këtë merkato teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi së shpejti.
Poll