
Luka Modric nuk është aq i spikatur sa dikur te Real Madrid, por mbetet një lojtar i rëndësishëm për Carlo Ancelottin. Ai ka luajtur në 3 nga 5 ndeshjet e fundit, ku dha edhe një asist në fitoren kundër Villareal.
Pavarësisht kësaj, mbetet në pikëpyetje nëse do luaj mbrëmjen e sotme kundër Celta Vigos. Kroati do vendoste dhe një rekord nëse diçka e tillë ndodh. Ai do të kalojë Ferenc Puskas (39 vjeç 36 vjeç) si lojtari më i vjetër që ka bërë një paraqitje në historinë e klubit.
E shtuna është mundësia e parë për Modric (39 vjeç 40 ditë) për të thyer rekordin.
Një tjetër rekord që Modric do të ketë në horizontin e tij është golashënuesi më i vjetër i Real Madridit, që mbahet gjithashtu nga Puskas (39 vjeç 15 ditë).
Duke qenë se ai ende luan në një nivel shumë të lartë rriten shanset që kjo të ndodh për sa kohë do të qëndrojë në Madrid.