Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Do të largohet nga Barcelona në janar, Ter Stegen zgjedh ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Do të largohet nga Barcelona në janar, Ter Stegen zgjedh ekipin e ri
Marc-Andre ter Stegen

Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona që në merkaton e janarit. Duke qenë se është kthyer në një portier të 3-të tek ekipi spanjoll, 33-vjeçari po mendon për aventurën e re.

Sipas mediave në Spanjë, Ter Stegen është pranë kalimi te Girona. Këta të fundit po vuajnë shumë këtë sezon dhe po luftojnë për mbijetesë, teksa shohin te gjermani të duhurin për të përforcuar ekipin.

Megjithatë, nuk pritet të jetë “transferim i përhershëm”, por huazim me të drejtë blerje. Kujtojmë se kontrata e Ter Stegen me Barcelonën përfundon në qershor të vitit 2028.

Poll

Lexo gjithashtu