Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Dëmtimi i tretë në të njëjtin vend, De Jong mbyll sezonin dhe rrezikon Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i tretë në të njëjtin vend, De Jong mbyll
Frenkie De Jong

Tjetër mungesë për Frenkie De Jong. Holandezi u dëmtuaa në “El Clasicon” që Barcelona u mposht nga Real Madrid me shifrat 3-2.

Mesfushori la fushën e lojës pas dëmtimit dhe paraditën e sotme iu është nënshtruar edhe vizitave mjekësorë ku ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Futbollisti ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë.

Në fakt ky është dëmtimi i tretë për mesfushorin në të njëjtin vend, çka ia bën edhe më të vështirë situatën. Barcelona nuk ka bërë të ditur kohën që i duhet mesfushorit për t’u rikuperuar, por duke pasur parasysh se kanë ngelur 6 ndehsje nga fundit i kampionatit, me shumë gjasa De Jong mund të ketë mbyllur para kohe sezonin me katalanasit.

“Testet e kryera këtë të hënë kanë konfirmuar se Frenkie De Jong ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë se kur do të mund të rikthehet në ekip", thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Por ajo që shqetëson më shumë është nëse De Jond do ia dalë të rikuperohet në kohë apo do të jetë mungesa e madhe e Holandës në Euro 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga