
Carlo Ancelotti
Pas dëmtimeve të shumta në ekip, duke nisur nga mbrojtja me David Alaba, Antonio Rudiger apo Eder Militao, Real Madrid më në fund ka marrë një lajm të mirë.
Eduardo Camavinga është rikthyer ditën e sotme në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit. Mesfushori francez ka lënë pas dëmtimin muskular, duke bërë që trajnerit Carlo Ancelotti t’i rikthehet disi buzëqeshja.
Kujtojmë se 22 vjeçari mungon prej 6 ndeshjesh. Sfida e fundit që ai luante ishte përballë Celta Vigos më 16 janar të këtij viti. Tashmë, Camavinga është gati dhe po punon për të qenë në “top formë” për derbin.
View this post on Instagram
Poll