Real Madrid - Barcelona
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 10-të të LaLiga. “El Clasico” që do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, do të nisë në orën 16:15.
“Los Blancos” dhe katalanasit janë ndeshur gjithsej 253 herë në histori, duke krijuar një rivalitet të jashtëzakonshëm në futbollin botëror.
Nga këto ndeshje, Barcelona ka fituar 99 herë, ndërsa Real Madrid ka dalë fitues në 105 raste, ndërkohë që 49 mes tyre janë mbyllur në barazim.
Ndërkohë që këtë sezon, Reali kryeson renditjen në kampionat me 24 pikë. Në krahun tjetër, me 2 pikë më pak, skuadra e Barcelonës mban vendin e dytë në tabelën e renditjes.
Poll
