Te Barcelona për një moment në derbin ndaj Espanyol u panikosën. Kjo pasi Pedri në minutën e 71-të të sfidës mori një goditje të fortë, gjë e cila shqetësoi stafin e skuadrës.
Mesfushori e nisi sfidën nga stoli dhe pas goditjes së mori, fatmirësisht ia doli të luante dhe të vazhdonte lojën. Pas ndeshjes është zbuluar edhe gjendja e spanjollit.
Dhe për katalanasit ka lajme të mira. Pedri nuk ka asgjë serioze dhe stafi mjekësorë ka siguruar stafin e skuadrës se gjithçka është në rregullt dhe futbollisti do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Club. Duel ky që do të luhet më 7 janar në orën 20:00. Ky padiskutim është një lajm i gëzueshëm për Hansi Flick, i cili do të mund të mbështetet te shërbimet e mesfushorit.
