Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona përballet me Atheltic Bilbao në Superkupë, "tremb" Lamine Yamal (DETAJI)

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona përballet me Atheltic Bilbao në Superkupë,
Barcelona

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon nesër në orën 20.00, në një ndeshje e cila është e vlefshme për gjysmëfinalen e SuperKupës së Spanjës. Duel ky i cili sigurisht pritet që të jetë mjaft i “luftuar” nga të  dyja ekipet.

Ndërsa një  e papritur vjen nga klubi katalanas, sipas medias “Mundo Deportivo” pasi gjatë seancave stërvitore ylli i Barcelonës Lamine Yamal, nuk u pa duke u ushtruar me shokët e tjerë të skuadrës.

Nga ana tjetër klubi ka reaguar menjë herë duke bërë të ditur se Yamal ndodhej brenda kompleksit sportiv në Xheda, ku skuadra e Hansi Flick po përgatitet për këtë duel të rëndësishëm. Sipas Barcelonës, 17-vjeçari po ndiqte një program të veçantë fizik dhe mungesa e tij nuk lidhej me ndonjë dëmtim serioz.

Klubi nuk ofroi detaje të mëtejshme, por theksoi se situata nuk është serioze dhe se Yamal pritet të jetë nesër në skuadër për t'u përballur me Athletic Club.

 

Poll

Lexo gjithashtu