Sulmuesi anglez, Marcus Rashford i cili luan për Barcelonën, nuk ka ngurruar të tregojë rezymen e plotë të përjetimeve të tij në grupin katalanas. Në një intervistë dhënë për “Skysport”, ai ka treguar se është shumë i motivuar dhe synon vetëm sukseset me “gjigantin” spanjoll. Duke lënë të nënkuptohet se presioni i vetëm është ai i të qenurit në perfeksion.
“Arsyeja pse punoj kaq shumë është sepse dua të fitoj. Barcelona është një klub fantastik, i njohur për fitoret. Ky është lloji i presionit që dua të kem, nuk është presion i keq, por një presion që pres me padurim”, ka thënë sulmuesi.
Rikujojmë se Rashford u bashkua me gjigantët katalanas në huazim nga Manchester United këtë sezon, pas një periudhe të vështirë te klubi anglez. Sa i takon La Liga-s ai ka bërë mjaft mirë pasi në 17 paraqitjet e tij, ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 8 asiste.
