Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barazoi rekordin e portugezit dhe festoi me “siuuu”, Mbappe “BEFASOHET” nga CR7 (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Barazoi rekordin e portugezit dhe festoi me “siuuu”, Mbappe
Kylian Mbappe

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo nuk ka nguruar që të lavdërojë qendërsulmuesin, Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i cili në fakt kaloi dhe rekordin e tij historik për numrin më të madh të golave të shënuar, në La Liga. Sa i takon një viti kalendarik me fanellën e Real Madridit.

Francezi Mbappe hyri në përballjen e së shtunës ndaj Sevillas duke pasur nevojë vetëm për një gol për të arritur kuotën e 59 golave për Real Madridin gjatë vitit 2025. Ai shkëlqeu në minutën e 86-të, falë golit vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas suksesit Mbappe e shfaqi hapur emocionin e tij, duke festuar me celebrimin e famshëm “siu” të Cristiano Ronaldos, gjest që u prit me entuziazëm nga tifozët në “Santiago Bernabeu”. Më vonë Mbappe ia dedikoi golin idhullit të tij, kjo u kuptua dhe nga postimi i bërë në rrjetin e tij social “Instagram”. Ai ka publikuar një fotografi nga festa e golit së bashku me një imazh nga fëmijëria, kur kishte takuar Ronaldon për herë të parë. Postim i cili u shoqërua dhe me shkrimin: Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon.

Në komentet e shumta në postim, ishte dhe Cristiano Ronaldo, i cili reagoi duke e përgëzuar Mbappen, duke përdorur simbole që shprehnin duartrokitje dhe zjarr, si shenjë vlerësimi për arritjen e sulmuesit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Poll

Lexo gjithashtu