
Lojtari turk i Real Madridit është një nga emrat më të kërkuar të merkatos së dimrit. Shumë klube prestigjioze dëshirojnë të marrin shërbimet e Arda Guler, pasi vetë futbollisit duket i pakënaqur.
Minutazhi këtë sezon ka qenë me pikatore, sidomos pas ardhjes dhe të Mbappes në sulmin madrilen. Shumë e krahasojnë situatëne tij me atë të Odegaard. Edhe norvegjezi vuajti stolin në fillim tek Reali, në kohën kur cilësohej anembanë Europës si supertalent.
Pikërisht, klubi ku luan tani nordiku, Arsenali po kërkon me ngulm turkun. “Gunners” shpresojnë të ripërsërisin një goditje “boom” si ato të Ozil apo Odegaard në kryeqytetin spanjoll.
'Fantazisiti' i Montelas do të mund t’a mendonte seriozisht një lëvizje në Londër qoftë edhe në formë huazimi. Guler ka staruar më shumë ndeshje për kombëtaren sesa për klubin që kur nënshkroi për “Los Blancos”.