
Ronald Araujo
Ronald Araujo nuk do të largohet nga Barcelona. Edhe pse mbrojtësi pak ditë më parë kishte arritur paraprakisht me Juventusin një akord, duket se ka ndryshuar mendje.
Drejtori sportiv i Barcelonës , Deco ka bindur mbrojtësin të mos largohet dhe sipas “Mundo Deportivo” bëhet me dije se tashmë palët po mendojnë edhe për rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale e palëve përfundon në qershor të vitit 2026 dhe pritet që rinovimi të bëhet edhe për disa sezone të tjera.
Një lajm i mirë ky për Hansi Flick, i cili do të ketë Araujon nën urdhrat e tij dhe kjo i jep garanci në repartin e prapavijës. Dëmtimi i Inigo Martinez mendohet se ka ndikuar indirekt në këtë vendim të palëve.
Poll