
Real Madrid mbrëmjen e djeshme siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Salzburg në Champions League. Madrilenët triumfuan me shifrat 5-1 ndaj gjermanëve, duke hedhur një hap të rëndësishëm në këtë turne.
Një nga autorët e golave ishte edhe Vinicius Jr. Braziliani shënoi dopietë dhe së bashku me dygolëshin e Rodrygo dhe golin e Mbappe koleksionuan 3 pikët e radhës me “Los Blancos”.
Ndeshjen me Salzburg, Vinicius do ta mbajë mend gjatë, pasi braziliani arriti në kuotën e 100 golave me fanellën e Realit. Pas sfidës ishte mjaft i lumtur, ndërsa nënvizoi se çmimin “Lojtari i Ndeshjes” e meritonin edhe Mbappe e Rodrygo.
“Lojtari i Ndeshjes? E meritonte dhe Rodrigo dhe Mbape… .
100 gola me Realin? E vërteta është se jam shumë i lumtur që shënoj gola me këtë fanellë, jam tre gola prapa Ronaldos, nga të qenit braziliani me më shumë gola me këtë fanellë, shpresoj të shënoj më shumë gola dhe të kem kohë të fitoj trofe me këtë ekip që është ëndrra ime.
Festa? Ndeshjen e luaj gjithmonë me miqtë e mi dhe më kanë kërkuar të festoj. E kam kopjuar nga një shok që luan në Francë dhe po shënoj.
Ancelotti? Ai ka qenë vendimtar në karrierën e tij për shumë vite, ai di të menaxhojë ekipin kur ne jemi keq. Ky ekip është shumë i thjeshtë, sepse ne të gjithë duam të shënojmë një epokë këtu”, ka përfunduar braziliani.