Kylian Mbappe është një nga futbollistët që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Paraqitjet e tij me Real Madrid, mungesa në Kombëtare, shto këtu edhe akuzët për përdhunim kanë bërë që sulmuesi të jetë në fokusin e mediave.
Në lidhje me akuzat ndaj tij të bërë pak muaj më parë ka folur ish-futbollisti i PSG-së. Mbappe ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me të dhe se nëse gjykata do ta thërriste do të paraqitej për të thënë të vertetën.
“Akuzat për përdhunim? Unë nuk jam i përfshirë. U befasova, ende jam, në fakt. Këto janë gjëra që vijnë papritur, gjëra që ju nuk i prisni.
Nuk mora asgjë, asnjë thirrje (nga gjykata). Kam lexuar të njëjtën gjë që lexojnë të gjithë të tjerët. Qeveria suedeze nuk tha asgjë. Nuk jam i përfshirë… Është thjesht një keqkuptim. Nuk më shqetësoi, sepse nuk jam ndjerë kurrë i përfshirë. Ka shumë zhurmë, por unë kam pasur gjithmonë të njëjtin synim: të fokusohem në punën time dhe të shoh se si do të përfundojë.
Nëse drejtësia më thërret, thjesht do të paraqitem. Nuk ishte as mbrëmje, kisha pesë ditë pushim, vendosa të iki. Më duhej të shkoja diku tjetër, por trajneri më tha të shkoja diku më pak të ekspozuar. Po shkonte mirë, isha i qetë. Megjithatë, para se të largohesha, ajo foto doli teksa po dilja nga restoranti. Kishte shumë njerëz të gatshëm për të më mirëpritur, shumë gazetarë…”, ka përfunduar sulmuesi francez në intervistën për “Canal + Clique”.