Robert Lewandowski e ka nisur siç duhet sezonin e ri në La Liga. Sulmuesi polak ia ka dalë që në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni të shënojë po kaq gola, ndërsa ka arritur të japë edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.
Veterani shënoi edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Getafes, duke i dhuruar Barçës një tjetër fitore në këtë sezon. Pas ndeshjes Hansi Flick ka folur për formën e Lewandowskit, ndërsa ka theksuar se ëshë një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë në 10 vitet e fundit.
“Robert Lewandowski ka qenë qendërsulmuesi më i mirë në botë për 10 vitet e fundit… Detyra e tij është të luajë përpara dhe të shënojë gola, dhe ai e bën këtë. E thjeshtë”, ka theksuar Hansi Flick.
Poll