Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-tekniku i Milanit beson 'symbyllurazi' në titullin kampion: Në mos këtë vit, vitin tjetër do ngremë trofeun me Ronaldon

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-tekniku i Milanit beson 'symbyllurazi' në titullin kampion:
Pioli

Ish-trajneri i MIlanit, Stefano Pioli ka folur për mediat në Arabi. Italiani aktualisht drejton CR7 dhe objektivin titull e shikon si të kapshëm.

Trajneri i Al Nassr thekson se i duhet pak kohë dhe nuk e shikon si problem arritjen e trofeut. Pioli shprehet se në mos këtë vit, vitin tjetër me patjetër trofeu i RSL ose liga saudite do të jetë i skuadrës së Ronaldos.

“Nëse nuk e fitojmë këtë vit titullin kampion, do e marrim sezonin tjetër. Objektivi është titulli kampion. Vitin tjetër kontrata ime do të vazhdojë me klubin. Do të korrigjojë gabimet e mia dhe do të vendos Al Nassr aty ku i takon. Rivalët e tjerë do t’i kapim. Duhet vetëm pak kohë.

Vitin tjetër Al Hilal dhe Al Ittihad nuk mund t’i shpëtojë as Ronaldo im, nëse do të ishte pjesë e tyre. Ose këtë vit, ose vitin tjetër me siguri trofeu do të jetë i yni.”, u shpreh Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga