
Mohamed Salah & Suleiman al-Obeid
Katër ditë më parë Suleiman al-Obeid, mbeti i vrarë tragjikisht pas një sulmi izraelit në Palestinë, teksa priste për ndihmë humanitare. Për vdekjen e ish-futbollistit palestinez, reagoi UEFA në faqen zyrtare.
“Lamtumirë Suleiman al-Obeid, “Pele palestinez” Një talent që u dha shpresë fëmijëve të panumërt, madje edhe në kohërat më të errëta”, shkruan UEFA, por pa dhënë asnjë informacion rreth vdekjes së ish-futbollistit.
Postimi i fundit i bërë nga UEFA, ka bërë që Mohamed Salah të “thyejë heshtjen”. Sulmuesi i Liverpool ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku pyet se pse UEFA nuk përmend rrethanat e vdekjes së tij.
“A mund të na tregoni se si vdiq, ku dhe pse?”, shkruan Salah.
View this post on Instagram
Poll