
Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi është rikthyer te goli në Serie B. Shpendi gjeti rrugën e rrjetës në barazimin e ekipit të tij Carrarese përballë Catanzaro me rezultatin 2-2. Pikërisht pas këtij dueli ka folur vetë sulmuesi shqiptar, duke u shprehur i lumtur se po rigjen formën.
“Për sa i përket formës tani ndihem mjaft mirë, ndërsa në dy javët e para pas kthimit isha pak i lodhur sepse kisha qenë jashtë për një muaj e gjysmë. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe sigurisht që kam ndihmuar ekipin me këtë gol më jep shumë më shumë besim dhe më bën të ndihem edhe më mirë.
Goli më çliroi, si mua, por edhe gjithë stadiumin sepse e nisëm keq ndeshjen. Jam i lumtur që shënova, por skuadra po reagonte shumë mirë. Barazimi në fund ishte rezultati i duhur”, u shpreh sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi.