
Futbolli është në zi. Ndarja nga jeta e Matija Sarkic ka tronditur të gjithë. Portieri i Malit të zi ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.
Sipas raportimeve bëhet me dije se Sarkiq u sëmur krejt papritur, duke u “shembur” në tokë, teksa ndodhej në një apartament në Budva. Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, fatkeqësisht lojtari nuk ia ka dalë të jetojë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ku humbi jetën në moshë të re portieri i Malit të Zi, ku ka laujtur me këto të fundit në 9 ndesje. Karriera e tij ka qenë kryesisht në Angli, ku ka luajtur me ekipe si Aston Villa, Wolves, Stoke City, Birmingham dhe Stratord Twon.
Everyone at Aston Villa is deeply saddened by news of the passing of our former goalkeeper Matija Šarkić.
— Aston Villa (@AVFCOfficial) June 15, 2024
Matija joined our Academy in 2015 and spent five years with the club, during which time he made his full international debut for Montenegro, before departing in the summer… pic.twitter.com/OIrCdyXXts