
Jurgen Klopp
Një lajm i bujshëm vjen nga Portugalia. Mediat vendase kanë “plasur bombën”, pasi raportojnë se Jurgen Klopp mund të rikthehet në stol.
Gjermani shihet si kandidati kryesorë për të marrë në dorë “frenat” e Benficas. Diçka e tillë mund të ndodhë pasi Bruno Lage t’i përfundojë kontrata në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.
Siç dihet Klopp u largua nga Liverpool në verën e vitit 2024, ku më pas mori pozicion si drejtues global në Red Bull, ku po punon me RB Leipzig, Red Bull Salzburg dhe Neë York Red Bulls.
Ndërkohë Kandidati presidencial i Benficës, Cristobal Carvalho, ka deklaruar publikisht se nëse fiton zgjedhjet, do ta sjellë Klopp në Lisbonë.
Poll