
Ternana është bërë me president të ri, skuadër që militon në Serie C. Klubin e ka marrë në dorën një 23-vjeçare. Bëhet fjalë për Claudia Rizzo, që është vajza e bisnesmenit të njohur Gianluigi Rizzo.
Claudia është bërë presidentja e parë në historinë e klubit, e cila është prezantuar zyrtarisht edhe në një konferencë. 23-vjeçarja ka folur për këtë aventurë te re, ndërsa ka theksuar se për të është nder dhe privilegj të drejtojë një skuadër që gjithmonë ka qenë tifoze e saj.
“Gjithmonë kam qenë një tifoze e madhe e Ternanës. Gjatë negociatave, më është sugjeruar që të marr përsipër pozicionin e presidentit. Është një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi e madhe. Me bashkëpunëtorë me përvojë, ndihem shumë më e sigurt dhe jam e bindur se klubi do të ecë përpara.
Detyra e parë është të ndërtojmë një lidhje të fortë me ekipin dhe qytetin. Do ta rihapim fushatën e abonimeve. Ndjej një mijë emocione, por mbi të gjitha e shoh Ternanën si një nder dhe një përgjegjësi”, ka theksuar tashmë presidentja e klubit. Kujtojmë se Ternana këtë vit do të festojë edhe 100-vjetorin e krijimit.