
Neymar Jr
Neymar Junior pritet të ndajë rrugët me Al Hilal në merkaton e verës. Ditët e fundit është folur se sulmuesi brazilian mund ta vazhdojë karrierën e tij në Major League Soccer.
Por sot është futur në skenë dhe ish-ekipi i tij. Bëhet fjalë për Santos, që po mendon të rikthejë Neymar në Brazil pas 12 vitesh. Synimi i skuadrës braziliane është që 32-vjeçari ta mbyllë karrierën e tij në klubin ku u bë futbollist.
Por nga ana tjetër, Al Hilal është i gatshëm të shesë Neymar vetëm nëse zbarkon ndonjë ofertë e bujshme.
Poll