
Dean Huijsen
Verën e vitit të kaluar, Juventusi shiti talentin Dean Huijsen drejt Bournemouth për 15 milionë euro. Qendërmbrojtësi spanjoll ka kryer paraqitje të shkëlqyera me skuadrën e tij në Premier League.
19-vjeçari është kthyer para në kohë, duke komentuar zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me Juventusin përpara Real Madridit. “Mendoj se ishte një vendim që e mendova gjatë. Doja të shkoja në Torino për reputacionin e Italisë, ku ishin Chiellini, Bonucci dhe Barzagli.
Doja të mësoja teknikat e mbrojtjes, të cilat gjithashtu mësohen në Spanjë, mendoj se ishte vendimi më i duhur për mua.”, u shpreh Huijsen. Vlera e mbrojtësit spanjoll tashmë është rritur në 42 milionë euro.
Poll