Zinedine Zidane ka njoftuar se së shpejti do t’i rikthehet trajningut. Ish-trajneri i Real Madrid është i papunë që prej largimit të tij nga madrilenët në 2021. Prej 4 vitesh është i papunë, ndërsa emri i tij është lidhur ngushtë me disa skuadra, por asnjëherë nuk pati asgjë.
Një nga pozicionet për të cilën ai vazhdon të jetë në “pole – position” është stoli i Francës. Zidane konsiderohet si kandidati kryesorë për zëvendësimin e trajnerit aktual të Francës, Didier Deschamp.
Ky i fundit nuk do të rinovojë kontratën me “Gjelat” dhe kontrata e tij i përfundon pas Kupës së Botës 2026. Lajmin për rikthimin e tij të shpejtë në stol e ka thënë vetë Zidane në një ndeshje bamirësie në Toulon.
"Do të ndodhë së shpejti, shumë shpejt", ka thënë shkurtimisht. Gjithsesi pritet të shikojmë se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.
