
Marsaclokk - Partizani
Marsaxlokk vazhdon përforcime në merkaton e verës. Rivalët e Partizanit në turin e parë të Conference League kanë tranferuar ish-futbollistin e Erzenit.
Bëhet fjalë për Patrick Nonato, i cili do të jetë pjesë e skuadrës nga Malta. Një përforcim i rëndësishëm për ekipin maltes, i cili transferon sulmuesin brazimin.
26-vjeçari kur ishte pjesë e Erzenit ka mundur të përballet me Partizanin. Madje kryeqytetasve u ka shënuar 2 gola në Superiore dhe tashmë do t’i ketë sërish kundërshtarë, por këtë herë në Conference League.
Dueli i parë mes tyre do të luhet më 11 korrik në Maltë, ndërsa sfida e kthimit një javë më pas në Shqipëri.
View this post on Instagram
Poll