
Igor Goularte
Igor Goularte është zyrtarizimi më i fundit te Marsaxlokk. Kundërshtarët e Partizanit në Conference League shtojnë kështu një tjetër brazilian në skuadër, që rezulton të jetë i teti. 27-vjeçari mbërrin në Maltë pas eksperiencave në Brazil.
Kujtojmë se më parë kanë prezantuar dhe Nonaton, brazilianin që ka mbajtur veshur fanellën e Erzenit para 2 sezoneve. Takimi i parë mes Partizanit dhe Marsaxlokk luhet në “Air Albania”.
Pikërisht më 11 korrik, “demat” do të luajnë përballë maltezëve. Sfida e kthimit ndërkohë luhet më 18 korrik në Maltë dhe vendos kush do kalojë në turin e dytë të Conference League.
View this post on Instagram
Poll