Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema
Vllaznia

Vllaznia ditën e nëserme do të zbresë në fushë kundër Daugavpils, “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Conference League. Dueli do të mbahet në tokën tonë, çka do të thotë se është një mundësi e shkëlqyer që shkodranët të marrin një rezultat të denjë për të shkuar komod në sfidën e kthimit.

Por trajneri Edi Martini ka disa dyshime. Njëri ndër to është pozicioni që do të mbulojë Erdenis Gurishta. Lojtari në fjalë ka pozicion natyral detyrën e mbrojtësit të djathtë, por me “zbrakimin” e Edi Martinit ai është spostuar në “shtyllë” e qendrës.

Në rast se trajneri Martini i jep përparësi sistemit me 3 mbrojtës dhe Gurishta e nis si titullar në prapavijë, Melos Bajrami me shumë gjasa do jetë në stol. Sistemi është një tjetër pikëpytej e madhe. Dilema e madhe është se nëse do funksionojë me këtë modul ekip siç duhet në një kompeticion ku gabimet nuk falen dhe kushtojnë shtrenjtë.      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga