
Vllaznia
Vllaznia prej ditësh stërvitet intensivisht për ndeshjen e kthimit në raundin e dytë të Conference League. Shkodranët do të luajnë në transfertë ndaj Vikingur Reykjavik, duel që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:45.
Dueli i parë mes skuadrave i zhvilluar para 1 jave në Shqipëri ka shkuar në favorin e kuqebluve, me këto të fundit që kanë triumfuar me shifrat 2-1. Ekipit të drejtuar nga Edi Martini do t’i duhet një barazim për të kaluar në fazën tjetër të këtij turneu.
Por pavarësisht fitores në sfidën e parë, bastet janë kundër ekipit të Martinit. Fitorja e mundshme e Vllaznisë kuotohet me 7.5, ndërsa barazimi ka kuotën 5, teksa triumfi i mundshëm i islandezve është 1.3.
Poll
Lexo gjithashtu
CONFERENCE LEAGUE
Dueli i kthimit ndaj Dinamos, Egnatia nxjerr në shitje biletat (ÇMIMET)
CONFERENCE LEAGUE