
Ballkani ka mposhtur me rezultatin 0-2 Hamrun në transfertë. Kështu suharekasit kanë siguruar kalimin në turin e tretë të Conference League. Atje do të gjejnë Larnen.
Kundërshtar i lehtë në letër, që përfaqëson Irlandën e Veriut. Para 1 viti, Ballkani e eleminonte nga turi i dytë i Conference League me rezultatin e përgjithshëm 7-1.
Këtë vit nuk ka qenë rrugëtim i lehtë për Ballkanin në Europë. Pas eleminimit surprizë nga Santa Coloma në Champions, kampionët e Kosovës hasën vështirësi dhe ndaj Hamrun ku barazuan sfidën e parë 0-0.
Ndeshja sot u vendos me golat në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 64 ishte Hamidi që përfitoi nga gabimi i portierit maltez. Më pas Karrica në minutën e 75 vulosi takimin me penallti.