
Legia e Varshavës
Djurgarden dhe Legia e Varshavës po luanin mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për raundin e 6-të të Conference League. Por ndeshja që filloi në 21:00 në Stokholm të Suedisë është pezulluar.
Shkak për këtë ndalje të lojës janë bërë tifozët. Këta të fundit dhuruan spektakël me tymuese, por tymi ka mbuluar të gjithë fushën, duke bërë që lojtarët të shohin me shumë vështirësi, gjë që bëri arbitrin kryesor të ndalte lojën.
Kujtojmë që titullar në këtë sfidë për Legian e Varshavës është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Jurgen Çelhakën, të cilit i është besuar mesfusha mbrëmjen e sotme.
Poll